Presidenca njofton se:

Petrit Malaj është emëruar në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Qemal Minxhozit.

Ilir Hysa është emëruar si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Kuvajtit, rezident, dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Irakut, jorezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Saimir Balës.

Ilir Tepelena është emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Ilirian Kukës.

Enkeleda Mërkuri emërohet si Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Rumanisë, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Ilir Tepelenës.

Oljan Kanushi emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident. Dekretohet largimi nga detyra i Pëllumb Qazimit.

Mimoza Halimi është emëruar Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, rezident, dhe Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Estonisë,  Republikën e Letonisë, Republikën e Lituanisë dhe në Republikën e Ukrainës, jorezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Shpresa Kuretës.

Sokol Dedja emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, rezident. Presidenti ka dekretuar largimin nga detyra të Elida Petoshatit.

Enkeleda Mërkuri lirohet nga detyra e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë, rezident.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds