Këtë vit të ri shkollor fshati Drizë në Fier, ku banon komuniteti romë, ka një ulje të ndjeshme të numrit të nxënësve. Sipas kryeplakut Panajot Alushi, nga 160 fëmijë që frekuentonin shkollën, këtë vit kanë mbetur vetëm 40 fëmijë, nga të cilët një pjesë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike, pasi të gjitha familjet janë penalizuar nga ndihma ekonomike. 

Sipas banorëve lagjja nga 3000 banorë ka mbetur vetëm me 600 banorë, se janë larguar masivisht në azil, kryesisht në Francë. Ata pohojnë se fëmijët nuk mund t’i dërgojnë të zbathur në shkollë, ndërkohë që as për të lypur nuk munden më pasi ligji i penalizon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds