Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te lajmet rreth Zvërnecit, duke thënë se shteti nuk ka falur asgjë, sepse ajo tokë nuk i përket shtetit, por ka qenë private.

“Është një përpjekje që ne besojmë shumë se do ja dalim me sukses, duke e kthyer ne realitet. Duke e kthyer në realitet, do të thotë që disponojmë një produkt të prodhuar në vendin tonë, që është i eksportueshëm.

Korporata Shqiptare e Investimeve është një realitet sot që flet qartësisht për epërsinë e kësaj qasje, në raport me atë të mëparshëm, që ishte e gurëzuar nga koha dhe mekanizmat e dobët që kishim në dispozicion. Korporata e Investimeve sot ka krijuar një portofol me një kapacitet mbi gjysmë miliard euro që do të shkojnë në interes të shtetit shqiptar, duke mos bërë asgjë tjetër veç pronave publike, duke i vendosur edhe për interesat e shtetit. Jo vetëm kurdo dhe kudo dhënie të pronës publike në emër të zhvillimit, diçka që është bërë në të shkuarën dhe me të drejtë se s’ka pasur mundësi të tjera.

Po dalin disa lajme me demek shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë, sepse shteti aty nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private, dem baba dem. Investitorët e përfshirë në atë biznes, janë investitorë seriozë që atë pronë e kanë marrë nga privatët.

Shteti ka pasur në anën tjetër të projektit, ku është ishulli i Sazanit, ku ende nuk kanë mbaruar negociatat, pasi Korporata e Investimeve është pjesë e projektit. Edhe toka e ishullit do të jetë e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds