Përsëritet situata e para dy ditëve në lagjen “18 Tetori”. Ka rënë përsëri zjarr i ndezur me dashje ose nga pakujdesia në fushën e mbetjeve urbane. Zjarri i sotëm ra në orën 10:00 paradite. U rrezikuan banesat të cilat janë 100 metra larg, tokat e mbjella me pemë dhe u rrezikuan shtyllat e energjisë elektrike. Pasi mori njoftimin nga banorët në lagjen “18 Tetori shkoi zjarrfikësja për të fikur zjarrin dhe forcat e policisë për të hetuar zjarrvënien.
Autori i zjarrit të para dy ditëve në lagjen “18 Tetori”, shtetasi B.M, 38 vjeç banues në Lushnjë është arrestuar.
Gjithashtu sot ra zjarr edhe tek shinat e trenit, përballë Tregut të Fruta-Perimeve. U dogjën trasetë e hekurudhës, toka me barishte të egra dhe te mbjella me ullinj, u dogj dhe një kabëll interneti. Zjarrëfikësja u njoftua menjëherë dhe arriti të fik zjarrin. Kurse Policia po heton për autorin e zjarrvënies.