Edhe mbledhja e këtij muaji e Këshillit Bashkiak të Fierit nuk ka kaluar pa “fërkime” mes Kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak Melsi Bogdani dhe këshilltarëve socialistë. Dy nga 16 pikat e rendit të ditës kanë shkaktuar debate, ulja e taksës së infrastrukturës për ndërtuesit nga 7 në 4% dhe dhënia e një zyre Partisë Socialdemokrate, pjesë e koalicionit qeveritar. Në lidhje me rishikimin e taksës në infrastrukturë, nismë e një grupi këshilltarësh dhe e propozuar nga një grup ndërtuesish, Bogdani bëri me dije se nuk mund të hynte në rend dite pasi pritej përgjigje nga Subashi i cili nuk ka reaguar dhe sipas ligjit ka një afat 20 ditor për t’u shprehur ndaj është shtyrë për mbledhjen e ardhshme.
Këshilltari socialist Gëzim Hajdari kërkoi të futeshin në rend dite dy projektvendime. Infrastruktura e plazhit të Semanit dhe Sport Klub Apolonia i cili ka rënë në kategorinë e tretë
Në lidhje me këte problematikë ka reaguar dhe këshilltari i PL-së Arben Çuko i cili kërkoi interpelanancë me pronarin e klubit Koço Kokëdhima.
Një tjetër kërkesë ka qënë propozimi i këshilltarit Arben Çuko për ndaljen e praktikës së grumbullimit të mbetjeve në inceneratorin e Fierit në Verri dhe çdo bashki t’i menaxhojë mbetjet individualisht.
