Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut ndodhën të premten në zonat e Los Anxhelosit që u goditën nga zjarret shkatërruese muajin e kaluar, pasi një stuhi e fuqishme përfshiu zonën në 24 orët e mëparshme.
Zona e gjerë nuk kishte përjetuar reshje të konsiderueshme për tetë muaj. Stuhia, e përshkruar si më e forta e këtij dimri, shkaktoi përmbytje të përhapura dhe rrëshqitje balte.
Trafiku në një pjesë të autostradës që kalon përgjatë vijës bregdetare të Kalifornisë (Autostrada e Bregut të Paqësorit) u ndërpre për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Një rrëshqitje balte përfshiu në det një automjet të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit dhe drejtuesi i saj u plagos lehtë.
Në Hollywood Hills, shtëpitë luksoze të yjeve të filmit, një nga rrugët kryesore u bllokua gjithashtu. Shumë makina u dëmtuan nga mbeturinat që përmbytën rrugët në komunitetin e Altadinës, i cili ishte goditur rëndë nga zjarret e janarit.Autoritetet lokale ishin përpjekur në javët e mëparshme të kufizonin erozionin e tokës me diga betoni dhe punime të tjera fortifikuese.