Është përkujtuar sot edhe në Fier 5 Maji, Dita e Dëshmorëve në nder të atyre që dhanë jetën gjatë Luftës Nacionalçlirimtare.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë autoritetet më të larta vendore si dhe deputetë të Qarkut Fier të Partisë Socialiste. Të pranishëm ishin edhe drejtuesja politike e PS për qarkun, Belinda Balluku, deputetët Ramion Kurti, Antoneta Dhima dhe Erjo Mile, familjarë te dëshmorëve dhe përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisé, të cilët nën ritmet e bandës frymore të qytetit vendosën buqeta dhe kurora me lule prané obeliskut kushtuar dëshmorëve.
Ndërkohë në këtë aktivitet u vu re mungesa e Kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashi.
Në fjalën e tij Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Veteranëve të Luftës në Fier,Sokrat Ikonomi e vlerësoi 5 Majin si një ditë që përkujton dëshmorët dhe sakrificën e tyre për lirinë e vendit.
Në prononcimin për mediat Drejtuesja Politike Belinda Balluku ka pohuar se 5 Maji është një ditë që shkon përtej të majtës e së djathtës ndaj ka theksuar rëndësinë e reflektimit të opozitës e cila prej vitesh mumgon në këtë ditë të shënuar, teksa ka mohuar zërat për krisje të marrëdhënieve me Kryebashkiakun Armando Subashin të cilin e ka konsideruar aset të Partisë Socialiste.
Edhe këté vit opozita nuk iu bashkua ceremonisë në nderim të dëshmorëve.
