Në nderim të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rrugova u mbajtën homazhe, 19 vite pas ndarjes së tij nga jeta. Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani nënvizoi kontributin e pazëvendësueshëm të Rugovës, të cilin e konsideroi atin themeltar të shtetit të Kosovës. Osmani: “Dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë kur po rrezikohej edhe shfarosja e qytetarëve tanë, e popullit të Kosovës. Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm qe bëri bashkë të gjithë qytetarët rreth kauzës për liri, demokraci, pavarësi, por njëkohësisht u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u dishtën më së shumti në ato kohë të vështira… Vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës, ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimensionin që fatkeqësisht mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikbërjes në Kosovë por edhe kudo që shkojmë në botë” Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u shpreh se Rugova priu me dinjitet dhe arriti të krijojë shtetin e Kosovës. Abdixhiku: “Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje e priu popullin e Kosovës në një periudhë të vështirë krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës. Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim” Pas homazheve te varri i ish-presidentit, Rugova kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vizitoi edhe familjen Rugova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds