Maxhoranca ka miratuar me 72 vota pro ndryshimet në ligjin e SHISH, pas një seance ku opozita nuk ka marrë pjesë, ndërkohë që jashtë godinës së Parlamentit protestuesit janë përplasur me policinë.
Shumica ka votuar gjithashtu disa ndryshime në ligjin për administratën shtetërore dhe pr.rezolutën për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Votimet
Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.
Votimi: 71 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë””.
Votimi: 71 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore””.
Votimi: 71 pro, 0 abstenim, 0 kundër
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin
Informativ Kombëtar”, të ndryshuar”.
Votimi: 72 pro, 0 abstenim, 0 kundër
