Panairi i Punës dhe Aftësive startoi sot edicionin e tij të 6-të në Lushnjë dhe të 16-të e cila ka disa ditë që ka filluar, në Shqipëri. Pjesëmarrja ishte e lartë, pasi në panair ishin të pranishëm përfaqësues nga universitete shtetërore dhe private me oferta të shumta kryesisht për maturantët, kompani të ndryshme rajonale që kërkojnë punonjës të specializuar, përfaqësues të Forcave të Armatosura, përfaqësues të Akadamisë së Policisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Zyra e Punësimit Lushnjë.
Marina Pilinçi përfaqësuese e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë tregon që interesi për panairin rritet çdo vit, sidomos i gjimnazistëve që marrin informacionin e nevojshëm për të bërë zgjedhjen e duhur të universitetit ku do të vazhdojnë studimet e larta.
Zyra e Punës shprehet optimiste për punësimin e personave të papunë bazuar në kërkesat që kompanitë ofrojnë.