Sot besimtarët bektashinj lushnjarë kanë festuar Sulltan Novruzin. Kjo është festa më e rëndësishme për besimtarët bektashinj në kalendarin e tyre të festave.

22 marsi është dita e Sulltan Nevruzit. Në këtë ditë nis stina e pranverës, ku çdo gjë merrë jetë e gjallëri. Dita fillon me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe dhe dashuri. Në këtë festë gjithë besimtarët veshin rrobat më të mira dhe vijnë së bashku për të bërë faljen në çdo teqe.

Sot teqenë e “Baba Skënderit” në dalje të qytetit e kanë vizituar shumë besimtarë Bektashinj që janë lutur për begati në familjet e tyre, e ka vizituar edhe Ministri i Financave Petrit Malaj që shoqërohej nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa. Dhe Kryetari i Shoqatës së Bektashinjve Kujtim Baze.

Besimtarët bektashinj vizituan dhe u falën edhe në teqenë e Shehut në Karbunarë e në të gjitha teqetë e trevës së Myzeqesë e gjithë Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds