Kombëtarja shqiptare ka humbur shërbimet e njërit prej titullarëve këtë vit. Fjala është për mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla, i cili mbylli sezonin pas një dëmtimi të rëndë që pësoi në duelin ajror me Olivier Giroud në ndeshjen që Roma luajti ndaj Milanit në “Olimpico”.

Së fundmi, media italiane “Calciomercato.com” bën me dije se Kumbulla i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë dhe gjithçka ka përfunduar me sukses. Raportohet se mbrojtësi mund të mungojë gjatë gjithë vitit 2023, pasi rikuperimi pritet të jetë një proces i cili zgjat shumë.

“Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Massimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini”, raporton “Calciomercato”.

Ky është një lajm i keq edhe për trajnerin Silvinjo, që humbet futbollistin jo vetëm për ndeshjet e qershorit, por edhe ato të mëvonshmet në vjeshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds