Festa e abetares për fëmijët e klasës së parë është njëri prej momenteve më të veçanta dhe më emocionuese për ta. Tani ata ndjehen të rritur, të pavaruar, sepse dinë të shkruajnë dhe të lexojnë vetë. Disa ditë na ndajnë nga Festa e Abetares që po organizohet me përkushtim nga mësuesja dhe nxënësit e klasës së parë të shkollës jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”.
Fëmijët me gëzim, nën drejtimin e mësueses po përgatisin një program të larmishëm artistik, me poezi për shkronjat, me këngë, valle dhe skeçe. Prindërit gjithashtu do të marrin pjesë në këtë festë duke ndarë me fëmijët e tyre entuziazmin e këtij momenti.