Policia Lushnjë ka shpallur në kërkim shtetasin L. M., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Po punohet për kapjen e 48-vjeçarit;

Policia ka referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, për dy shtetas, S. V., 58 vjeç, banues në Lushnjë pasi është kallëzuar nga shtetasi E. Y., 40 vjeç, se për motive të dobëta, e ka goditur me grushte;

dhe shtetasin E. D., 27 vjeç, banues në Kolonjë, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin D. M., 24 vjeç.

Kurse Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Xh. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, goditi një pemë. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Gjithashtu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar tokën në pronësi të një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds