Në bulevardin kryesor të qytetit prej ditësh vihet re infrastruktura e dëmtuar e trotuareve. Gjatë të gjithë muajit gusht ku ka pasur një fluks kalimtarëesh, këto dëmtime janë bërë problematike për automjetet dhe
gjitashtu edhe për këmbësorët. Ky trotuar ka pasur riparime të shpeshta, por fatkeqësisht nuk i kanë rezituar kohës. Ankesa të shumta kanë ardhur në redaksinë tonë kundrejtë këtyre dëmtimeve. Sipas informacioneve të operatorëve, dy ditë më parë është aksidentuar një këmbesore, e cila ka mbetur e dëmtuar si pasojë e rrëzimit në vendin e pariparuar. Thkesojmë se edhe gjatë periudhës ku levizja pakësohet, përsëri ky bulevard mbetet më i frekuentuari nga këmbësorët dhe automjetet.
Neglizhenca e detajeve thuajse të papërfillshme në infrastrukturën e qytetit vazhdon të mbetet një shqetësim i përditshëm, edhe pse vlen të përmendet përmirëimi i ndjeshëm vitet e fundit.