Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me një mesazh të fortë nga qelia, përmes një postimi në Facebook, duke u shprehur se izolimi fizik nuk do ta ndalë në përballjen e tij kundër asaj që ai e quan “Narkoregjimi” që ka zaptuar vendin.

Meta deklaron se sonte, në orën 19:00, megjithëse fizikisht nuk do të jetë në Sheshin “Nënë Tereza”, do të jetë aty “me të gjithë fuqinë e kauzës”, në nisjen e fushatës elektorale të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

“Sonte është fillimi i betejës finale për çlirimin e çdo shqiptari,” shkruan Meta, duke e cilësuar 11 Majin si ditën e “Fitores Madhështore të Lirisë” kundër një qeverie që, sipas tij, është dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit.

Në mesazhin e tij, Meta bën thirrje për pjesëmarrje masive në shesh dhe për mbështetje të koalicionit opozitar, duke u angazhuar për një Shqipëri që sipas tij “e meritojnë qytetarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds