Kryeministri Edi Rama ka folur nga New Yorku për raportin mes paqes, zhvillimit ekonomik dhe mundësive për brezat e ardhshëm, gjatë edicionit të tetë të takimit të Këshillit Europian të Korporatave.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se paqja nuk duhet parë thjesht si një rezultat diplomatik që i paraprin zhvillimit ekonomik, por si një kusht politik që e bën të mundur atë. Ai nënvizoi gjithashtu se progresi duhet të matet përmes mundësive që shoqëria u lë brezave që vijnë.

Duke folur për Europën dhe sfidat e saj, Rama tha se ka ende shumë për të mësuar nga përvojat dhe idetë që vijnë jashtë kontinentit, duke theksuar nevojën për t’i kuptuar dhe zbatuar ato në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur.

“Dua të them se është një nder dhe një privilegj që t’ju bashkohem. Kjo platformë e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme: kuptimin e paqes nuk është një arritje diplomatike që i paraprin zhvillimit ekonomik, por një kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur.

Nuk duhet të harrojmë se masa e vërtetë e progresit është horizonti i mundësive që u lë atyre që vijnë pas nesh dhe për këdo që vjen pas nesh. Ky horizont mundësish nuk është vetëm vendi ynë, por bota jonë e përbashkët. Ka kaq shumë gjëra që duhet t’i kuptojmë dhe t’i diskutojmë me njëri-tjetrin dhe ka kaq shumë mençuri atje jashtë, të cilën Europa nuk ka arritur ta përvetësojë dhe zbatojë”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds