Segmenti i amortizuar rrugor prej 10 kilometra ështe kthyer ne shqetesimin me madhor të banorëve të fshatit Çërrilë në Mallakastër. Prej dekadash ky segment ndodhet në gjëndje të mjerueshme duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e përditshme të banorëve. Ata pohojnë njëzëri se janë lënë në harresë nga shteti pasi ankesat e tyre ndër vite nuk kanë sjellë asnjë reagim të institucioneve teksa theksojnë se amortizimi i këtij segmenti jetik për zonën ka izoluar pesë fshatra.
Mumgesa e rrugës ka sjelle largimin e të rinjve , mbylljen e shkollës prej 20 vitesh ndërsa sot Çërrila ka mbetur shkretë me 20 shtepi ku kanë mbetur vetëm të moshuarit. Në kulmin e indinjatës ata thonë se në fshat nuk qarkullojnë automjete për shkak të rrugës sę amortizuar , ndërsa detyrohen ti faturojnë kundrejt një shume prej 5 mijë lekësh, e papërballueshme për xhepat e tyre.
Kjo rrugë është kthyer ne pengesë madhore edhe për transportimin e prodhimeve , kryesisht të ullirit. I mbajmë në krahë thonë banorët duke ua bërë përditshërinë tepër të lodhshme.
Përballë premtimeve boshe , fshati i braktisur , pa asnjë zë fēmije duket si një vend i harruar në mëshirë të fatit . Ndërkohë sipas informacionit të marrë nga bashkia Mallalkastër , së shpejti do të fillojne procedurat në kuadër të fazës së parë të projektit për rehabilitimin e kësaj rruge, segmenti Kapaj- Selitë me gjatësi 3.5 kilometra.
