Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në emisionin investigativ “Stop”, ku shfaqej një subjekt rrobaqepësie në lagjen “Kastriot” të Fierit.

Sipas Policisë në këtë subjekt prodhoheshin me porosi bluza për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, si dhe stema dhe numra identifikues të punonjësve të Policisë.

Pas publikimit të materialit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë kryer verifikimet përkatëse për rastin.

Në përfundim të verifikimeve, Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht shtetasen R. M., rrobaqepëse dhe pronare të subjektit, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të autorit”.

Gjatë kontrollit në subjekt, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar disa stema, numra identifikues, si dhe bluza të punonjësve të shërbimit zjarrfikës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier në reagimin e saj falënderon emisionin investigativ “Stop” për informacionin e përcjellë dhe fton mediat dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier garanton, sipas saj, verifikimin dhe trajtimin e çdo informacioni të përcjellë nga qytetarët apo mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds