Një ditë pas përfundimit të afatit të aplikimit për skemën kombëtare mbështetëse në bujqësi, Drejtori i AREB Lushnjë për zonën e jugut të Shqipërisë Ferdinand Shani shprehet se numri i fermerëve të interesuar këtë vit ka qenë i përafërt me atë të viteve të mëparshme.
Sipas Shanit një ndikim të rëndësishëm në rritjen e numrit të përfituesve ka dhënë bashkimi i fermerëve për sipërfaqet e tokës, çka ka bërë të mundur përfshirjen e më shumë aplikantëve në skemën mbështetëse.
Gjithashtu Shani u ka bërë thirrje fermerëve që, në momentin e shitjes së prodhimit bujqësor, të pajisen me faturë tatimore, pasi kjo u jep mundësinë të përfitojnë kompensimin në masën 10% të vlerës së prodhimit të shitur.
