Kanë nisur punimet për rehabilitimin e segmentit të dytë të rrugës kryesore në fshatin Manasufaj, një investim i Bashkisë Lushnjë i parashikuar në buxhetin e vitit 2026. Punimet po kryhen nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike dhe synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë.
Projekti parashikon zgjerimin e rrugës në 3 metra, shtrimin me dy shtresa asfalti dhe sistemimin e anëve me çakull duke krijuar edhe hapësirën e nevojshme për bankina. Ky segment prej 1 kilometër po shtrohet për herë të parë, duke përmirësuar kushtet e lëvizjes për banorët.
Në nisjen e punimeve ishte e pranishme edhe Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.
Banorët e kanë mirëpritur investimin duke mbështetur realizimin e tij edhe përmes lirimit të hapësirave përgjatë rrugës.
Përveç lehtësimit të qarkullimit të përditshëm, rehabilitimi i rrugës pritet të ndikojë edhe në përmirësimin e pamjes së fshatit, i njohur për bukuritë e tij natyrore.
