Studentët dhe të rinjtë janë mbledhur këtë të martë në një protestë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku janë hedhur vezë në drejtim të godinës.
Gjithashtu, ata kanë filluar të shkruajnë me sprej në muret e godinës.
“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.
