Erkan Nika (djali që shihni në foto) rezulton prej datës 27 shtator i zhdukur pa gjurmë, pasi anija turke ku punonte si inxhinier i dytë u sulmua nga një dron në Portin Novorossiysk në Rusi.
Familja e tij e vendosur prej vitit të largët 1997 në Turqi, ku Erkani përfundoi studimet në Universitetin e Stambollit, kërkon ndihmë nga qeveria shqiptare, që të mësojë fatin e të birit, por përballet me dyer të mbyllura dhe heshtje shurdhuese.

Erkani punonte në anijen Aroyat, e cila para se të sulmohej ishte ankoruar në portin e Durrësit, vetëm 1 ditë përpara ditëlindjes së tij me 24 shtator, kur ka patur dhe komunikimin e fundit me babain e tij Rexh Nikaj.

Pas sulmit me dron në Detin e Zi, ekuipazhet shpëtuan 15 persona dhe i trasportuan në spitalin e qytetit Novorossiysk, por Erkani nuk ishte mes tyre dhe rezulton i zhdukur dhe sot.
Anija u dërgua në Gjeorgji dhe prej andej u trasportua dhe vendos në portit Giresun në Turqi. Sipas babait të Erkanit, Rexh Nika “është bërë kontroll në anije nga autoritetet Turke dhe rezulton se nuk ka asnjë provë apo diçka që i përket djalit”. Babai i tij, Rexh Nikaj kërkon ndihmë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai bën thirrje institucioneve shqiptare që të përfshihen në kërkime, që të mësojë të vërtetën për djalin. “Nëpërmjet një mikut tim e të pronarit me erdhi lajmi në shtëpi. Jemi paraqitur pranë konsullatës tonë në Stamboll dhe akoma nuk kemi marrë lajm verbal apo zyrtar”, thotë babai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds