Kanë nisur punimet për mirëmbajtjen e pikës fundore të grumbullimit të materialeve të ngurta, ku bashkohen Lunja e Karbunarës, Përroi i Lushnjës dhe Kanali i Ujërave të Larta të Golemit.
Kjo zonë përballet vazhdimisht me grumbullimin e mbetjeve të ngurta të sjella nga rrjedhat ujore. Si pasojë e mbathjes së shtratit, krijohen ngritje artificiale të nivelit të ujit në Përroin e Lushnjës dhe Lunjën e Karbunarës, duke shtuar rrezikun e përmbytjeve gjatë reshjeve me intensitet të lartë.
Ndërhyrja synon përmirësimin e kushteve të rrjedhjes së ujit dhe reduktimin e rrezikut të përmbytjeve nga Lunja e Karbunarës, të cilat kanë prekur edhe lagjen “18 Tetori” në Lushnjë, tha Ferdinand Dervishi Inxhinier hidroteknik në Bordin e Kullimit.
Punimet realizohen në kuadër të programit të mirëmbajtjes, me financim nga buxheti i shtetit për vitin 2026.
