Zvkryeministrja Belinda Balluku e shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Lushnjë Eriselda Sefa ka prezantuar para Këshillit Bashkiak, Nënkryetaren e re të Bashkisë Lushnjë, Maldrita Bardhon, kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në Qarkun e Fierit.

Balluku e vlerësoi Bardhon si një nga kandidatet më dinjitoze për deputete në zgjedhjet e këtij viti, një model i qytetarisë dhe përkushtimit ndaj komunitetit.

Zvkryeministrja theksoi se çdo anëtar i Këshillit ka një rol jetik, të jetë zëri i komunitetit, të ndihmojë në forcimin e transparencës, të shtyjë përpara iniciativat që sjellin ndryshim dhe të kontribuojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve që qytetarët meritojnë.

Qytetet dhe fshatrat tona ndryshojnë dhe zhvillohen kur përfaqësuesit e tyre janë pranë njerëzve, pranë sfidave dhe zgjidhjeve, tha ajo.

Maldrita Bardho është një emër i njohur për komunitetin lushnjarë, pasi në zgjedhjet e 11 Majit ajo nuk mbeti thjesht një kandidate për deputete, ajo fitoi mandatin e deputetes së PS pas rinumërimit të kutive të votimit në qarkun e Fierit, por vendosi të hiqte dorë nga mandati dhe i la vendin në Kuvend, Zegjine Çaushit, një figurë e panjohur për zgjedhësit lushnjarë që u zhgënjyen nga ky veprim.

Në mbledhjen e mëparshme u prezantua edhe Nënkryetarja tjetër e Bashkisë Edlira Mezini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *