Një automjet tip Wolsvagen ka rënë përmbys në kanalin buzë rrugës në rrethrrotullimin e Plugut.
Drejtuesi i mjetit Gledion Velcani 30 vjeç nga Porteza e Fierit ka dalë nga rruga, dyshohet për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara,ka humbur orientimin dhe ka rënë në kanalin, fatmirësisht pa ujë dhe në ndihmë si amortizator natyral kanë shërbyer bimësia me shkurre e kanalit.
Shetasi ishte duke udhëtuar me bashkëshorten e tij dhe fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime.
Dy personat e aksidentuar janë nxjerrë nga mjeti nga personat që kane bizneset aty pranë e më pas është njoftuar policia.
Pas mbërritjes në vendngjarje babai i 30 vjecarit ka debatuar me gazetaret duke i ofenduar dhe kërcënuar me jetë nëse e shihnin aksidentin të filmuar në media.
Nuk është ky rasti i parë që gazetarët kërcënohen me jetën për shkak se kryejnë detyrën e tyre, por është për të ardhur keq për heshtjen e bluve prezent në ngjarje.
Edhe pse policia ishte prezente gjatë debateve, nuk ka ndërhyrë për të normalizuar situatën.
Pas disa minutash policia ka nisur procedurat për të përcaktuar shkaqet e vërteta të aksidentit.
