Panairi Ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë” vjen për të 4-in vit radhazi në Lushnjë nën organizimin e Iceberg Exhibitions, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë Lushnjë dhe shumë institucioneve, organizatave e kompanive të tjera shqiptare dhe të huaja. Panairi do të zhvillohet në datat 23, 24 dhe 25 prill, ku do të promovohen prodhimet bujqësore të zonës dhe jo vetëm. Hapja zyrtare për publikun do të bëhet në datën 23 prill ora 09.00. Drejtuesja e Iceberg Exhibitions Enejda Sheku flet për të rejat që sjell këtë vit ky panair.
Panairi “Ditët e Bujqësisë” me rreth 100 kompani ndihmon në zgjerimin e kontakteve, njohurive dhe bashkëpunimit për ata që e kanë jetën dhe punën të lidhur me sektorin e bujqësisë.