Dita e Tokës festohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit që sipas ekspertëve, po bën qartë thirrje për veprim.
“Natyra po vuan, oqeanet mbushen me plastikë dhe bëhen më acide. Nxehtësia ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, kanë prekur miliona njerëz”, shkruan OKB.
Çdo vit në Lushnjë organizohen aktivitete sensibilizuese, ku shpërndahet mesazhi për mbrojtjen dhe jeteëna në harmoninë me planetin tonë. Sot u ndalua lëvizja e makinave nga Policia Bashkiake nga ora 8:00-12:00 tek bulevardi i qytetit. Politikanët mbështesin këto aktivitete. Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tha se kjo është një ditë simbol ku duhet të mendojmë për planetin në të cilin jetojmë.
Në datën 22 Prill, rreth 120 shtete firmosën marrëveshjen e Parisit në lidhje me Ndryshimet Klimaterike. Sipas Komisionit Europian, marrëveshja përcakton një plan aksioni global për ta vënë botën në vijë dhe për të shmangur ndryshimet e dëmshme klimaterike duke mbajtur nën kontroll temperaturat.