Pas akuzave se një person ka dhënë 500 euro ryshfet për sigurimin e votave për PD në Lushnjë, ka reaguar sot IshKryetari i PD dega Lushnjë dhe kandidati për deputet Eduart Sharka me anë të një deklarate publike në rrjetet sociale.

Deklaratë Publike

Marin Leka nuk është dhe nuk ka qenë kurrë anëtar i Partisë Demokratike, Dega Lushnjë dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me strukturat e PD në Lushnjë, me kandidatët apo me stafet e tyre.

Dje, emri i tij u përmend në një deklaratë të Policisë së Shtetit, si i përfshirë në një tentativë për blerje vote në emër të një subjekti politik. Portale të afërta me qeverinë e shfrytëzuan menjëherë këtë për të hedhur baltë mbi Partinë Demokratike.

Sipas informacioneve të bëra publike në media, deklarata e Policisë është ndërtuar vetëm mbi dëshminë e një qytetari, të cilit i është marrë karta e identitetit, dhe që ka pohuar se mashtruesi i kishte kërkuar votën “për PD-në”.

Spas Sharkës kjo nuk është drejtësi. Kjo është një manovër e ulët për manipulim dhe tymnajë politike e qëllimshme, në një moment kritik për mazhorancën.

Deklarata vazhdon me akuza ndaj strukturave të PS dhe drejtueses së saj në Fier Belinda Ballukut, ku përmenden shpenzimet mbi 500 mijë euro e harxhuara në darka e dreka me gra dhe pensionistë.

Dhuratat, premtimet dhe presionet nga njerëzit e afërt me ZvKryeministren. të organizuara, në shkelje flagrante të ligjit. Dhe mbi 20 zyra elektorale, ku ka gjashtë muaj që paguhet në të zezë qeraja dhe personat që i mbajnë hapur.

Sipas zotit Sharka kjo është e vërteta që Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të hetojnë menjëherë.

Partia Demokratike nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë lidhje me individë që përdorin politikën për pazare të pista.

Ne jemi këtu për të rikthyer shpresën, ndershmërinë dhe dinjitetin në politikë dhe në institucionet e këtij vendi, mbyllet deklarata e zotit Sharka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds