Nxënësit e klasës mikse me drejtim të orientuar të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” organizuan një koncert klasik tek lulishtja e qytetit për promovimin e talenteve të reja që u paraprin edicioneve ndërkombëtare të cilat zhvillohen në Shqipëri. Gjithashtu artistët e vegjël dhanë edhe mesazhin për bashkëmoshatarët e tyre që të afrohen pranë instrumentave si piano, violina etj.
Interpretimet e bukura dhe plot ndjenjë të pjesëve klasike nga artistët e talentuar emocionuan prindërit, mësuesit, fëmijët e qytetarët që ndoqën koncertin. Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe Ministri i Financave Petrit Malaj dhe Drejtorja e Zyrës Arsimore Lushnjë Zeniola Hoxha
