GJKKO (Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar) ka miratuar kërkesën, pas kërkesës së SPAK për zgjatjen e hetimeve me 3 muaj për laboratorin e drogës në Fier. Organi i akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia.

Në fshatin Frakull të Fierit u sollën rreth 430 kg kokainë e përzier me pleh kimik. Për këtë çështje SPAK ka firmos 15 urdhërarreste ndërkohë janë arrestuar 10 persona. Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull. Ndërkohë porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Z. Ç.

Në kërkim është edhe shtetasi kolumbian i cili kishte mbërritur në vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

Ngarkesa e drogës në Fier ka mbërritur në 7 korrik në portin e Tivarit, nga porti Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino”.

Në kontejner ndodheshin 20 paleta.      

Sinjali i parë që paletat ishin ngarkuar me diçka më të shtrenjtë dhe jo me pleh artificial, ishte diferenca e madhe në vlerën e ngarkesës dhe transportit të saj.

Është kryer skaner dhe skaneri nuk ka zbuluar ngarkesën.

Sapo ka mbërritur kontejneri në port zyrtarët e drejtorisë së doganave në Mal të Zi kanë hapur kontejnerin dhe kanë shkarkuar mallin, ku fillimisht nuk kanë mundur të konstatojnë përbërjen e saktë kimike të mallit të ardhur në vend me pajisjet që kishin në dispozicion.

Më pas agjentët e doganës kanë njoftuar policinë, dhe më pas policia shkencore ka konstatuar përbërjen kimike.

Pas kësaj janë njoftuar autoritetet shqiptare, ku ka nisur përgjimi sekret, monitorimi i transportit dhe dorëzimit të kontrolluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds