Gjigandi i letërsisë amerikano-latine Mario Vargas Llosa ndërroi jetë në vendlindjen e tyre, Peru në moshën 89 vjecare. Një figurë e madhe jo vetëm për letërsinë, por në përgjithësi për kulturën e këtij rajoni, Llosa qe një njeri që kishte zgjedhur të mos i shmangej polemikave. Me mbi 50 vepra në emrin e tij, shumë prej të cilave janë përkthyer në mbarë botën, Vargas Llosa fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2010 kur nga anëtarët e Komitetit të Nobelit u përshkrua praktikisht si një “rrëfimtar me dhunti hyjnore”. Në arsyetim u tha se çmimi u dha për “kartografinë e tij të strukturave të forcës dhe imazhet e mprehta të rezistencës individuale, revoltes dhe disfatës”. Grafia e kujdesshme që i bëri ai autoritarizmit, dhunës dhe krenarisë së tepruar mashkullore, duke përdorur një gjuhë tejet të pasur, e kthyen atë në një yll të lëvizjes letrare Boom të Amerikës Latine që tërhoqi vëmendjen të gjithë botës. Mario Vargas Llosa lindi në vitin 1936, në Arequipa të Perusë, por jetoi për shumë vite në Madrid. Dhjetëra libra të tij janë përkthyer në gjuhë të huaja, e ndër më të njohurit janë „Festa e cjapit” „Parajsa është diku tjetër“,“Lufta dhe fundi i botës”, “Teze Xhulia dhe skenaristi”. Romancieri dhe eseisti e njohur e mori Nobelin e letërsisë në një kohë kur mbajtësi i fundit nga Amerika Latine i cmimit prestigjoz kishte qenë Gabriel Garcia Marquez. Dy shkrimtarët e famshëm nuk kishin folur me me njëri-tjetrin për dekada me radhë pasi Vargas Llosa e goditi me grusht García Markez në fytyrë në një kinema në vitin 1976, dhe vetëm në vitin 2007 u pajtuan me njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds