Futbolli shqiptar mori ditën e sotme një lajm mjaft të trishtë për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit lushnjar, Altin Çuko. Hemorragjia cerebrale i mori jetën ish-sulmuesit në moshën 50-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Në lidhje me vdekjen e ish-futbollistit, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Presidenti Duka bashkohet me dhimbjen e vdekjes së Çukos, teksa shton se ai ishte një futbollist që kishte fituar zemrat e tifozëve të Lushnjës, Tomorit dhe Laçit.

“Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Altin Çuko! Golashënues i kampionatit tonë të futbollit në vitin 1996, një futbollist që kishte fituar zemrat e tifozëve të Lushnjës, Tomorit dhe Laçit. Në emër të Federatës së Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe!
Prehu në paqe Altin Çuko!”, shkruan Armand Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds