Ludwig van Beethoven (17 dhjetor 1770 – 26 mars 1827) ishte jo vetëm një nga gjigandët e muzikës, por edhe pena më delikate e një dashurie që u bekua me pavdekësi.

I takon vetëm që një burrë me një kapacitet kaq të jashtëzakonshëm për të lartësuar shpirtin me bukuri të jetë autori i disa prej letrave më befasuese të dashurisë të të gjitha kohërave.

Beethoven nuk u martua kurrë, por në të dyzetat e tij të hershme ai ndihet thellësisht i dashuruar me një grua misterioze që mbetet e njohur si “e dashura e pavdekshme”, termi përjetësisht magjepsës i dashurisë me të cilin kompozitori i madh i drejtohej asaj në letrat e tij. Identiteti i saj i vërtetë ka nxitur libra të tërë, por historianët aktualisht besojnë se ajo ishte Antonie Brentano, një aristokrate vjeneze e martuar me një biznesmen nga Frankfurti.

Mesazhet e Bethoven-it për këtë “të dashur të pavdekshëm”, të cilat përfshijnë të vetmen letër dashurie, u gjetën midis sendeve të tij personale. Ata nuk u dërguan kurrë me postë, një dëshmi kjo, e bukur dhe tragjike për faktin se lidhja e tyre, si të gjitha punët, ishte edhe e mallkuar dhe e gjallëruar nga vetëdija se dy të dashuruarit, të cilët nuk mund të kishin kurrë plotësisht njëri-tjetrin.

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

Të përfshira në 50 letrat më të mëdha dashurie të të gjitha kohërave, qëndrojnë si një kujtim i marrëdhënies së përjetshme midis zhgënjimit dhe kënaqësisë. Ashtu si muzika e Beethoven-it, ato mbeten një kryevepër e gjeniut romantik.

Në të parën prej këtyre letrave, të qëndisura të dielën, më 5 korrik 1812, Beethoven shkruan:

“Engjëlli im, vetvetja ime… Pse gjithë ky pikëllim i thellë, kur flet nevoja. Dashuria jonë mund të durojë pa sakrifica, pa kërkuar gjithçka nga njëri-tjetri. A mund ta ndryshosh faktin që nuk je tërësisht e imja, që unë nuk jam tërësisht i yti?

-I dashur Zot, shiko Natyrën me gjithë bukurinë e saj dhe qetëso zemrën për atë që duhet të jetë. 

-Dashuria kërkon gjithçka, dhe me të drejtë… Pa dyshim që do të takohemi së shpejti; dhe sot nuk më mungon koha t’ju tregoj për mendimet që gjatë këtyre ditëve të fundit kam rrokullisur rreth jetës sime

– Nëse zemrat tona do të ishin gjithmonë të bashkuara ngushtë, sigurisht që nuk do të kisha mendime të tilla.

-Zemra ime mbushet nga dëshira për të të thënë kaq shumë gjëra

– Oh – ka momente kur e shoh se ligjerimi im është mjaft i papërshtatshëm

– Ji e gëzuar – dhe bëhu përgjithmonë besnikëria ime, e dashura ime e vetme, e gjitha, siç jam edhe unë i yti.”

Në mbrëmjen e ardhshme, Bethoven është si një vorbë e zjarrtë i mallit, ai më dehës dhe çorientues i emocioneve:

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

Çfare jete!!!!

Sic eshte tani!!!!

Pa ty – e ndjekur nga mirësia e njerëzve aty-këtu, një mirësi që unë mendoj, që dëshiroj të meritoj, po aq pak sa e meritoj – homazh i njeriut për njeriun – që më dhemb – dhe kur e konsideroj veten në hapësirën e universit, çfarë jam unë dhe cili është ai njeri – të cilin dikush e quan më të madhin e njerëzve – dhe megjithatë – nga ana tjetër, aty qëndron elementi hyjnor tek njeriu…

Sado që të më duash – dashuria ime për ty është edhe më e madhe – por kurrë mos u fsheh nga unë – natën e mirë

– I dashur Zot – kaq afër!

Deri tani!

A nuk është vërtet dashuria jonë e ngjizur në Qiell – dhe, për më tepër, si e kapluar drithërueshëm në kupën qiellore?”

Në mëngjesin e 7 korrikut, malli i tij bie në dëshpërim, ai shkruan:

“Edhe kur jam në shtrat, mendimet e mia nxitojnë drejt teje, e dashura ime e pavdekshëm. Herë pas here me gëzim, pastaj përsëri me trishtim. Duke të të pritur, të di, nëse Fati do ta dëgjojë lutjen tonë

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

– Për të përballuar jetën duhet të jetoj së bashku me ty ose të mos të shoh kurrë…

Oh Zot, pse duhet të ndahet nga ajo që është kaq e dashur. Megjithatë, jeta ime në Vjenë për momentin është një jetë e mjerueshme. Dashuria juaj më ka bërë më të lumturin dhe më të palumturin ndër të vdekshmit…”

Ky nxitim i çmendurisë dashurore ndiqet nga një periudhë qetësie, gatishmërie racionale. Në një ndjenjë që të kujton letrën e paharrueshme të këshillave të John Steinbeck për dashurinë – “Nëse është e drejtë, ndodh … Asgjë e mirë nuk ikën.”, Bethoven e nxit të dashurin e tij dhe, ndoshta mbi të gjitha, veten e tij, ai shkruan:

Të jemi të qetë. Sepse vetëm duke e përjetuar me maturi jetën tonë, do të mund të arrijmë qëllimin tonë për të jetuar së bashku.

– Jini e qetë!

– Më doni!

– Sot – dje – çfarë mall i përlotur për ty – për ty – jeta ime. Gjithçka imja je ti. Urimet më të përzemërta, për ty.

– Oh, vazhdo të më duash – kurrë mos e gjyko keq zemrën më besnike të të dashurit tënd.

Fjalë zemre dhe drithërima shpirti në LETRAT dërguar

Ky epistolar është padyshim kryevepra të zhanrit suprem romantik, e cila në përvojën botërore lartësohet me shpirtra të qiellt që shkruaj me zjarr letrat që djegim zemra dhe përvëlojnë kurme. E ky qiell ku rri ylli i Ludwig van Beethoven, shkëlqejnë edhe vezullimet dashurore të Vladimir Nabokov, Frida Kahlo, Albert Einstein, Rainer Maria Rilke, Charlotte Brontë, Franz Kafka, Margaret Mead, Allen Ginsberg dhe Oscar Wilde.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *