Për të pestin vit radhazi fermerët e Rromsit në Mallakastër janë duke u përballur me prodhime stok në magazinat e tyre. Vaj ulliri, elb, grurë , lajthi kanë mbetur pa u shitur për shkak të cmimit të ulët dhe mungesës së tregut. Fermerët thonë në kulmin e indinjatës se ky është viti më i vështirë me të cilin përballen ku humbjet e mëdha financiare u kanë rrënuar tërësisht buxhetin familjar.
Përparim Mucaj pohon se në magazinën e tij i ka mbetur stok 5 tonë vaj, 5 tonë grurë i vjetshëm, 1 ton elb, ndërsa shton se një sipërfaqe prej tre dynym të mbjellë me vreshta e ka prerë . I shesim prodhimet me gjysmë cmimi tregon fermeri Mucaj , ndërkohë që nuk ka apkikuar asnjëherë për subvencione të cilat gjithsesi i konsideron minimale përballë kostove të larta të prodhimit.
Ndërkohë një tjetër fermer Ismet Mecaj, tregon se 10 kuintalë lajthi i ka mbetur stok në magazinë ndërsa cmimi që i kërkojnë në treg është 2000 lekë të vjetra. Nëse vazhdohet në këtë situatë dhe shteti nuk do na vijë në ndihmë , do ti pres fare ka thënë ai pasi ështę mund i cuar dëm.
Përballë kęsaj situate fermerët kanë apeluar njëzëri që në zonë të ketë pika grumbullimi, dhe mbi të gjitha qeveria ti mbështesë me gjetjen e tregut si dhe me subvencione në mënyrë që kostot e prodhimit të jenë më të përballueshme. Dikur Rromsi numëronte rreth 1500 banorë , ndęrsa sot kanë mbetur më pak se 300 , ku një pjesë e mirë e tyre ende mendojnë emigrimin si rrugëzgjidhjen e vetme për një jetë më të mirë.