Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë tek gratë jo vetëm në Shqipëri. Mbi 720 raste janë  diagnostikuar vitin e fundit me këtë sëmundje dhe sipas ekspertëve ky kancer përbën më shumë se 11% të të gjitha rasteve të reja me sëmundje tumorale.

Dy dekadat e fundit sëmundshmëria nga kanceri i gjirit është rritur me 20% duke u bërë shkaku kryesor i vdekjeve tek femrat e prekura nga sëmundjet tumorale të cilat diagnistikohen në faza të avancuara.

 Një ekip ekspertësh amerikanë të fushës së mjekësisë rekomandon se kontrolli i grave për kancer gjiri duhet të fillojë në moshën 40 vjeçare, duke u bërë rregullisht një herë në dy vjet.

Rekomandimi i mëparshëm ishte që mamografia të bëhej një herë në dy vjet për moshat nga 50 në 74 vjeç.Ndërsa përmirësohet trajtimi, shkalla e vdekjeve nga kanceri i gjirit ka pësuar rënie. Në Shtetet e Bashkuara rreth 240,000 raste diagnostikohen çdo vit dhe rreth 43,000 gra humbin jetën nga kanceri i gjirit.

Dr. John Wong me Universitetin Tufts është nënkryetar i grupit të punës që bëri rekomandimet. Ai thotë se kontrolli i hershëm është nxitur nga rritja e numrit të grave nën moshën 40 vjeç që preken nga kanceri i gjirit. Që nga viti 2015, numri i rasteve është rritur me 2% në vit. Mamogramet do të ndihmojnë në trajtimin e një tjetër çështje të rëndësishme. Shkalla e vdekjes nga kanceri është 40% më e lartë tek gratë me ngjyrë, të cilat preken nga forma më agresive të sëmundjes në moshë më të re.


Ai thekson rëndësinë e trajtimit të duhur dhe sa më shpejt të jetë e mundur për gratë me ngjyrë që diagnostikohen me kancer.

Ekspertët thonë se ekzistojnë pikëpyetje mbi përfitimet që mund të sjellë mamografia për gratë mbi 75 vjeç. Në raste të rralla studimet përfshijnë kategorinë e grave mbi moshën 75 vjeç. Ekipi i ekspertëve po bën thirrje për më shumë hulumtime.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”h2-t5zNnQ_s”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds