Dita Ndërkombëtare e Romëve 8 prill është një ditë për të festuar kulturën rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballen romët.
Komuniteti rom në Lushnjë është i përqendruar kryesisht në lagjen Savër me rreth 260 familje dhe në fshatin Grabjan të bashkisë Divjakë ku jetojnë mbi 300 familje.
Sot në Lushnjë u organizua një takim “Me romët për romët” ku ishin të pranishëm pjesëtarëve të komunitetit romë, Ferit Milanj Drejtor Ekzekutiv i romëve të Shqipërisë, Lindita Buxheli, deputete, Zeniola Hoxha, Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Drejtore e Zyrës Arsimore Lushnjë.
Ferit Milanj Drejtor Ekzekutiv i romëve të Shqipërisë theksoi se komuniteti romë sot nuk është në nivelin e duhur sa i përket shkallës së zhvillimit dhe integrimit të tij.
Arsimi Profesional kriterin kryesor për t’u pranuar ka mbarimin e arsimit 8 ose 9-vjeçar gjë të cilën vetëm një pjesë e vogël e romëve e përmbushin.