Rruga e amortizuar qe te con drejt pikës turistike të Gurëzezës në Cakran të Fierit dhe shpopullimi i fshatrave përreth kanë bërë që Dita e Verës e cila përkon edhe me ditën e Baba Refatit të festohet me një atmosferë të vakët dhe pjesëmarrje të ulët krahasuar me vitet e mëparshme. Banorët pohojnë se nëse rruga, kërkesë e hershme e tyre, do te ishte rikonstrukrtuar dhe do te shoqerohej me sinjalistiken orientuese perkatese , pjesemarrja do te ishte me e larte e madje nuk do te mungonin as turistet.
E pavaresisht veshtiresive , dhjetra banore te zones i jane bashkuar festes e cila shoqerohet me kurban, ndezje qirinjsh prane te ashtuquajturit “ Vend i shenjtë” dhe falje e lutje ne teqenë 400- vjecare te baba Refatit ku kane shprehur dhe urimet per vere te gezuar, e mbaresi per te gjithe.
Segmenti rrugor prej 4 kilometrash teresisht i amortizuar eshte përshkruar me kembe, hajvanë, automjete të larta e deri tek traktorët. E megjithatë terreni i thyer kodrinor, rrugët prej dheu dhe pamjet e mrekullueshme të natyrës në cdo anë e bëjnë Gurëzezën një atraksion ideal turistik dhe të dashur për banorët e zonës të cilët Diten e Veres e kinsiderojnw si dite pelegrinazhi.