Një zjarr i madh ka përfshirë në mesditë kodrat me pisha të buta 80 vjeçare të fshatit Gjorgoz në Fier.
Të favorizuara nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, në një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha, duke krijuar vatra të reja që rrezikojnë tokat e mbjella me ullinj të banorëve të zonës, me dëme të mëdha.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre mjete dhe 18 efektivë të shërbimit zjarrfikës të Fierit e Patosit për të bërëtë mundur neutralizimin e vatrave të reja dhe shuarjen e flakëve.
Por terreni i vështirë kodrinor e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve pranë vatrave të zjarrit, duke i detyruar të veprojnë me mjete rrethanore. Fatmirësisht zjarri ndodhet larg banesave, ndërkohë që masivi pyjor me pisha i Gjorgozit është përfshirë çdo verë nga zjarre të cilat kanë rrezikuar edhe banesat.