Miu i arave është kthyer në një problem tepër shqetësues për fermerët e Myzeqesë pasi ka shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqet e mbjella me jonxhë, misër e grurë.
Novruz Kuka , fermer në zonën e Kurjanit në Roskovec tregon se siperfaqet e kultivuara ne jonxhë kanë pësuar dëme të mëdha dhe ka theksuar se miu i arave arrin të gërryejë të mbjellat deri në tharje duke ndikuar në uljen e rendimentit.
Po kaq shqetësuese është kjo problematikë edhe në zonën e Topojë – Semanit. Një prej kultivuesve më të mëdhenj Mili Sako, pohon se shtimi i brejtësve bëhet në mënyrë kaq të shpejtë, saqë nuk mund të luftohen në mënyrë individuale.
Gjithashtu Llesh Marku, fermerë në zonën e Levanit, thotë se feermerët janë në një luftë sfiduese të vazhdueshme me miun e arave. Ai u bën apel institucioneve përgjegjëse , të mos e lënë fermerin në mëshirë të fatit.
Nga informacioni i marrë pranë Drejtorisë së Bujqësisë, specialistët e mbrojtjes së bimëve bënë të ditur se prej kohësh minjtë e arave nuk konsiderohen dëmtues prioritarẽ pasi shumë toka kanë mbetur djerrë dhe në këto kushte menaxhimi i tyre është i pamundur. Ndërkohë për fermerët zhdukja e kolonive duhet bërë e organizuar , por jo të gjithë kanë mundësi të luftojnë me preparate këta brejtës.