Dita e Tokës që ishte në 22 prill, u festua pasditen e djeshme në Karbunarë. Bashkia Lushnjë ishte organizatorja e eventit për të dytin vit radhazi duke e kthyer në një traditë të bukur për zonën.  Morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, fermerë, banorë të zonës etj.

Festa ndërthuri koncertin nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me Panairin kulinar ku banorët dhe biznesnese të ndryshme  reklamuan gatimet tradicionale të zonës.

Artistët e vegjël kënduan këngë për tokën, kërcyen valle popullore dhe kërcime aerobike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds