Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kukës, në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”.

Rreth orës 08:50, një automjet me drejtues shtetasin K. V., 66 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi I. V., 21 vjeç.

Sipas informacionit paraprak të policisë, të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds