Rrjeti Ipermarket gjithmonë i shpërblen klientët e tij. Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Metropol Center dhe Ipermarket u organizua  shorteu pranveror për produktet e Ipermarket në Metropol Center. Shorteu zhvillohet dy herë në vit.

13 dhurata u shpërndanë për klientët që kanë blerë produkte në Ipermarket si ekspresë kafeje, tenxhere multicooker, mikrovalë,  tostierë, shtrydhëse frutash, sete tenxheresh dhe çmimi i madh Mercedes – Benz E Class.

I pranishme gjatë shorteut ishte komisioni që siguroi transperencën dhe zhvillimin e rregullt të tij, gjithashtu hedhja e shorteut u transmetua drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Çmimin e madh e fitoi zonja Majlinda Malo nga qyteti i Lushnjës, e cila ishte prezent gjatë hedhjes së shorteut.

Shorteu i radhës do të hidhet në muajin korrik. Blini lirë dhe jetoni më mirë me produktet Ipermarket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds