Në kuadër të 22 prillit Ditës Ndërkombëtare të Tokës, administrata e zonave të mbrojtura Divjakë në bashkëpunim me Bashkinë e Divjakës kanë organizuar një aktivitet sensibilizues në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta.
Simbolikisht nga punonjësit e administratës dhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit Bashkia Divjakë janë pastruar mbeturina që ndodheshin në disa rrugë e shtigje të pyllit. Pastërtia e ambjentit vijon të mbetet një nga problemet kryesore dhe në këtë ditë mesazhi për të mbajtur pastër ambientin është kuptimplotë.
Në këtë aktivitet merrte pjesë dhe Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura të Qarkut Fier i cili kishte ardhur në Divjakë.për të përçuar mesazhin e mbrojtjes dhe mbajtjes pastër të ambientit ku jetojmë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.