Prej 22 majit bashkia Divjakë ka çelur zyrtarisht sezonin veror në plazhin e Divjakës.
Janë pothuajse 7 kilometra vijë bregdetare e cila shfrytëzohet nga të gjithë pushuesit besnikë që prej vitesh frekuentojnë këtë plazh. Ata janë kryesisht banorë të zonave përreth Divjakës, Lushnjës, Dimalit, Kuçovës dhe Elbasanit.
Plazhi i Divjakës është kryesisht plazh ditor, pasi prej vitesh këtu nuk janë zgjeruar kapacitetet e hotelerisë.
Bashkia e Divjakës këtë sezon veror në kuadër të masave ka pastruar të gjithë vijën bregdetare dhe ka vënë në punë një makinë teknologjike që pastron çdo mëngjes sipërfaqen e vijës bregdetare.
Në zbatim të vendimit për plazhet publike, në Divjakë janë ndërthurur hapësirat publike me ato të shfrytëzuara nga operatorët privatë.
Energjia elektrike është garantuar për të gjitha bizneset me një linjë të dedikuar, gjithashtu në bashkëpunim me bizneset private dhe bashkinë janë vendosur kullat e vrojtimit për sigurinë e pushuesve.
Punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit pranë bashkisë Divjakë janë prezente gjatë gjithë ditës duke pastruar mbeturinat dhe larguar ato në vende të përcaktuara.
Krahas këtyre ka nisur shërbimi mjekësor në qendrën shëndetësore në plazhin e Divjakës që prej nisjes së muajin qershor.
Pushuesit megjithëse të paktë më numër shprehen se kushtet janë për përmirësuar së tepërmi krahasuar me vite me parë.
Sinkronet e pushuesve
Divjaka përveç plazhit ofron për pushuesit dhe atraksione të tjera si shëtitja me varka në lagunë, shëtitje në brendësi të pyllit si dhe qendrën e vizitorëve dhe kullën 360 gradë.
