Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe goditje për shkak të detyrë,ditën e djeshme.
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin D. Sh., 35 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimet e datave 23.09.2024 dhe 23.12.2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale“Dhuna në familje” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, shtetases N. Sh., si edhe ka goditur me sende të forta shtetasin E. S., 50 vjeç, me detyrë avokat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.