Mijëra ha laguna, parqe dhe kanale si dhe dhjetëra  bodrume  e puseta po denzisektohen në qarkun e Fierit nga specialistët e Shendetit Publik në të gjithë territorin. Synimi është vrasja e larvave dhe mushkonjave, ku më e rrezikshmja është mushkonja “tigër” e njohur si vektor i përhapjes se malaries dhe etheve te Nilit. Puna për dezinsektimin ka nisur me monitorimin e vatrave të larvave që janë kryesisht parqet, lagunat dhe kanalet vaditëse. Faza e dyte që ka nisur sot është hedhja e insekticidit biologjik për të asgjësuar larvat e mushkonjave në këto mjedise por edhe ne bodrume e puseta.

Zonat me sipërfaqen më të madhe ku po kryhet dezinsektimi janë Divjaka me 11 ha parqe e lagunë, Semani dhe Darëzeza me 3 ha dhe Fieri me 1 ha. Perveç parqeve dhe lagunave po dezinsektohen edhe 13 ha kanale dhe pellgje në të gjithë qarkun si dhe qindra metra katrore bodrume dhe puseta. Dezinsektimi është një proçes që nis në qershor dhe përfundon ne fund të tetorit, një masë e domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të pushueseve por të banorove në Myzeqe e njohur për problemet që shkaktonin mushkonjat në të kaluarën si përhapës të malaries, një sëmundje e cila ka lënë pas trashëgiminë e anemisë mesdhetare në 90 % të banorëve të Myzeqesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds