Është dënuar me 18 vite burg 28-vjeçari nga Algjeria, Fatah Melloul, i dyshuar si autor i vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar Klajdi Bitri në Itali. Përpos dënimit me burg gjykata ka urdhëruar algjerianin të paguajë një kompensim prej 40 mijë euro prindërve të të riut.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht 2023, në Sirolo të Italisë. 23-vjeçari Klajdi Bitri humbi jetën teksa mbronte shokun e tij, i cili po konfliktohej me një person tjetër. I riu u godit në mes të rrugës me shtizë peshkimi nga një 28-vjeçar algjerian. Ky i fundit pasi kreu krimin u arratis nga vendngjarja me një makinë të errët, por u kap pas 5 orësh nga policia e Falconara-s. Në makinë iu gjet dhe shtiza me të cilën kreu krimin e rëndë.

Paraprakisht thuhet se shkak u bë situata e krijuar me makinat në rrugë, ishte algjeriani i cili po lëvizte shumë ngadalë duke krijuar trafik. Ai më pas, siç kanë thënë dëshmitarë të tjerë, është konfliktuar fizikisht me shokun e të riut shqiptar. Ky i fundit teksa u përpoq të zbuste sherrin mes të dyve, humbi jetën në formë tragjike. Sipas autoriteteve atje, Bitri mori goditje në gjoks dhe mbeti i vdekur në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds