Luhatjet e ndjeshme të temperaturave kanë vënë në vështirësi edhe bletërritësit pasi  përballja me sëmundjen e “ pestës amerikane” ka zhdukur koloni të tëra bletësh duke u shkaktuar bletërritësve humbje të mëdha financiare vecanërisht gjatë vitit 2024.

Një prej bletërritësve më të mëdhenj jo vetëm  në Qarkun e Fierit, por edhe më gjerë, Ferdinand Muskaj, pohon se bletarët  në mungesë edhe të mjekëve të specializuar për bletarinë , duke mos ditur si ta trajtojnë këtë sëmundje, e kanë përhapur edhe më tej . Muskaj sqaron gjithashtu se kosheret e infektuara me këtë sëmundje duhen djegur pasi nuk ka trajtim specifik gjë që shumë bletarë , vecanerisht amatorët nuk e dinë .

Muskaj i cili ka të matrikulluara në Drejtorinë e Bujqësisë 500 koshere ka pohuar gjithashtu se ky sektor përballet me vështirësi të shumta pasi edhe ligji për bletarinë nuk ka funksionuar sic duhet dhe nuk u ka ardhur në ndihmë konkrete bletërritësve.

Përballë kësaj situate bletërritësi Muskaj i ka bërë apel Ministrisë së Bujqësisë vecanërisht në këtë periudhë që bletët janë në zhvillim dhe janë duke u përballur me sëmundjen e nozemës, jo vetëm ti vijë në ndihmë këtij sektori me masa parandaluese , por njëherazi edhe me informacionet e duhura për trajtimin e sëmundjeve  të ndryshme të bletëve , pasi vendi ynë ekspozohet në  një pozicion gjeografik tepër të favorshëm dhe është për të ardhur keq që kaq sa koshere shtohen , kaq edhe humbasin duke u shkaktuar bletërritësve dëm të madh financiar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds