Avioni i parë është ulur në aeroportin e Vlorën ditën e sotme. Fluturimi i parë cerfitikues në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës është bërë paraditën e sotme.
Ky aeroport ka marrë kodin e fluturimeve VLO dhe pritet që brenda sezonit veror të ketë fluturime zyrtare.
Avioni i parë në këtë aeroport u ul në pistën e re me gjatësi 3.2 km dhe me gjerësi 60 metra. Në ceremoninë e sotme, të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama dhe Zvkryeministrja njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.